Sot është një ditë e veçantë për këngëtarin Bertan Asllani, pasi ai po feston 28 vjetorin e lindjes. Në mesin e shumë urimeve, nuk ka munguar edhe ai nga bashkëshortja e tij, Hazall Senell.Ajo ka publikuar një fotografi bashkë me Bertanin në krah, ndërsa ka shkruar:

“Urime ditëlindjen dashuri. Po vazhdojmë të rritemi së bashku”.Bertani Asllani ka vite që jeton në Turqi, ndërsa dhe karrierën e ka përqendruar atje, duke u fokusuar më shumë në aktrim.Së fundmi ai është angazhuar në një ndër serialet më të shikuara në Turqi, “Kimse Bilmez”, por jo si aktor me ndonjë rol filmik, mirëpo ka krijuar muzikën e filmit./GazetaBlic

MUND TË JU PËLQEJNË