Ka kohë që nuk ka sjell projekte të reja.
Këngëtari i njohur, Bertan Asllani ka kohë që nuk ka sjell projekte të reja muzikore për fansat e tij, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, Bertani mbetet akoma në mendjen e publikut me projektet “Kujt i thua xhan”, “Akoma të dua”, “E ta kisha dit”.

Me postimin e fundit të publikuar në Instagram, Bertani bën të ditur se është koha për tu rikthyer në muzikë.

“U bë shumë gjatë, më duket se është koha të shihemi përsëri! Me respekt”, është mbishkrimi që ia ka vënë fotos.

Përveç muzikës, Bertani e ka sprovuar veten edhe në aktrim i cili ka qenë pjesë e disa serialeve turke.

MUND TË JU PËLQEJNË