Zanfina vjen me disa këshilla Këngëtarja e mirënjohur, Zanfina Ismaili është distancuar nga angazhimet muzikore.

“Sje ai mo” mbetet kënga e fundit që Zanfina solli në maj të vitit 2017. Edhe pse nuk është aktive në muzikë, por ajo nuk i lë fansat ta harrojnë, kohë pas kohe publikon fotografi të reja në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Instagram, Zanfina ka shkruar disa fjalë lidhur me talentin dhe mënyrën se si duhet shfrytëzuar ai.

“Talentin ja u jep Zoti. Jeni modest. Famën ja u jepin njerzt. Jeni falenderues. Mashtirmin i’a jepni vet vetës. Jeni të kujdesshëm”, ka shkruar Zanfina në Instastory.

Kujtojmë se, Zanfina u bë pjesë e skenës muzikore qysh kur ishte fëmijë. Në adoleshencë filloi të këndojë këngë për të rritur. Atë botë njihej si motra e vogël e këngëtares, Adelina Ismaili.

Por, me kalimin e kohës Zanfina bëri karrierë dhe e krijoi identitetin e vet skenik, tanimë jo si motra e Adelinës, por si Zanfina Ismaili. /21Media

MUND TË JU PËLQEJNË