Reperja ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj në Instagram një foto të vetën me kapelën e studentit të diplomuar dhe diplomën në dorë.
“Momente lumturie dhe krenarie”- shkruan Tayna në mbishkrimin që shoqëron foton e postuar.
Këngëtarja sapo përfundoi vitin e tretë bachelor për Shkenca Kompjuterike. Tayna ka marrë urime të shumta nga fansat.
Pak minuta më parë ajo shënoi 900 mijë ndjekës në instagram duke e shoqëruar foton me një zemër të kuqe.
Kjo tregon se Tayna është një nga reperet më të dashura për publikun shqiptar por jo vetëm.