Në të gjithë ëndërrojmë marrëdhënie të lumtura afatgjata.

Megjithatë, nuk është gjithmonë e mundur të krijosh një histori perfekte dashurie. Të gjitha çiftet kalojnë kriza të ndryshme, por pyetja është, sa do të jeni në gjendje t’i kaloni? Bright Side analizoi gabimet më të shpeshta dhe modelet e sjelljeve që në shumicën e rasteve i çojnë çiftet në ndarje. Kur i dini këto gabime është më lehtë për t’i shmangur ato:

Jeni shumë të ngjitur me njëri-tjetrin

Marrëdhëniet tejet të ngushta ndonjëherë nuk janë shumë pozitive. Herët ose vonë, njëri nga partnerët do të shpërthejë, dhe ai do të jetë fundi. Mundohuni t’i lini hapësira njëri-tjetrin.

Mungesa e komunikimit

Ndonjëherë ne dëgjojmë se kur njerëzit bien në dashuri, nuk ka nevojë për fjalë. Ky është një gabim i madh, sepse çelësi i një marrëdhënie të gjatë dhe harmonike është komunikimi. Kur nuk komunikojmë mjaftueshëm, ne ekzpozohemi dhe zbulojmë personalitetet e njëri-tjetrit.

Mungesa e planeve të përbashkëta

Në fillimet e lidhjes, çiftet e reja refuzojnë të bëjnë plane së bashku, pasi mendojnë se është herët për të menduar për të ardhmen. Mirëpo, kur pasioni i tyre është zhdukur, ata nuk dinë se çfarë do të bëjnë me lidhjen e tyre dhe frikësohen. Për të ndërtuar një marrëdhënie të fortë, është e nevojshme të diskutohen planet e ardhshme dhe të mos shmangen edhe pyetjet më të komplikuara: fëmijët, financat, hapësira personale…pra me pak fjalë çdo gjë.

“Ruajtja” e dikujt në një marrëdhënie

Mund të duket si një marrëdhënie e shëndetshme kur njëri prej partnerëve vazhdimisht përpiqet të shërojë plagë, të mbrojë ose të zgjidhë problemet e partnerit të tyre. ‘’Viktima’’ është si një fëmijë i llastuar, që të merr të gjithë vëmendjen. “Mbrojtësi” ndihet i nevojshëm dhe i rëndësishëm për dikë, por një marrëdhënie e tillë është e destinuar të mos funksionojë: Ai person mund të shërohet dhe të kuptojë se nuk ka nevojë më për ju.

Tradhtia

Kur njëri nga partnerët zbulon tradhtinë, kjo gjë në shumicën e rasteve çon në ndarje. Megjithatë nëse vendosni të falni dhe të ecni përpara, duhet t’i tregoni atij/asaj që keni ndryshuar.

MUND TË JU PËLQEJNË