Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, Flurim Arifi i ka reaguar këngëtarit, Robert Berisha, tashmë e dy ditë në karantinë tek Qendra Studentore në Prishtinë.

Arifi përmes një statusi në rrjetin e tij social “Facebook” i ka thënë Berishës se nuk është Kosova Gjermani, e nuk je në pushime.

“Shihet ti, ky paska menduar që aty e kanë dërguar në pushime, oh maneken (qe kurrë nuk i paguani tatimet e shtetit) Kosova nuk është Gjermani, karshi mundësive mjaft ka bërë. Kështu që rri trus aty dhe shpresoj që nuk je i prekur nga virusi.

Përndryshe i përgëzoj të gjithë ata punëtorë gjithë andej institucioneve që me përkushtim janë duke i kryer punët e tyre”, ka shtuar Arifi.

MUND TË JU PËLQEJNË