Në komunën e Lipjanit është raportuar për përfshirje të pyllit nga zjarri.
Sipas raportit të Policisë, nga zjarri nuk ka pasur të lënduar dhe ai është lokalizuar nga njësia e zjarrfikësve.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri pylli i tij. Njësia e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”. /Indeksonline