Ende pa u ulur në kolltukun e kryeministrit, Albin Kurti po tregon shenja të zbutjes ndaj qëndrimeve dhe deklaratave që i kishte bërë në opozitë dhe gjatë fushatave, në përgjithësi, qyshkur ekziston VV-ja, shkruan “Kosovarja”.

Analistët politikë kanë paraparë se Albin Kurti zor se do të mund të mbetët në qëndrimet premtuese për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Deklaratat që i ka dhënë, janë teori që nuk zbatohen në praktikën e shtetit, meqë Kosova do të veprojë në kompozicion dhe në harmoni me rregullat e tregut rajonal global dhe me politikat zhvillimore që janë frymë e rajonit.

Së fundi, kanë qenë dy deklarata që e tregojnë një gjë të tillë:

Një, nga propozimi dhe ideja për bashkim kombëtar, ka dalë deklarata e Kurtit se “gjithmonë andej e këndej kufirit do të ketë shqiptarë dhe serbë”.

Dy, ideja e një pakti me Malin e Zi kundër Serbisë, nën kushtin e pranimit aktual të vijës kufitare që u demarkua, sipas komisioneve Kosovë-Mali i Zi, e që u miratua në Kuvendin e Kosovës, me kusht që të ketë korrigjim të kufirit nëse palët gjejnë legjislacion për një vijë tjetër kufitare.

Me gjasë, sa më shumë që Albin Kurti po kontakton diplomatë dhe burrështetas në rajon dhe qendra të vendosjes në Evropë e Amerikë, aq më shumë po zbret nga froni mistik për një Kosovë të ëndërruar në fushata zgjedhore dhe në opozitë!

E, populli pret shumë nga Albin Kurti. Pritjet, megjithatë, nuk do ta arsyetojnë nëse Kurti bëhet si Hashim Thaçi në zgjidhjen e problemeve të Kosovës.

Të gjitha pritjet janë të natyrës shtetërore në planin e jashtëm dhe të reformës sociale, e ku pritet të ketë jetë më të begatë qytetare.

Nëse në planin e brendshëm Albin Kurti do të rezistojë karshi kërkesave të qytetarëve për rritje pagash, sikur që rezistonin kryeministrat tjerë, duke thënë se s’ka para për rritje, Albin Kurti do e humbë gradualisht besimin.

Gjithashtu, nëse problemet kufitare që dëshmojnë integritetin e shtetit të Kosovës në kufijtë aktualë që i posedon harta e Kosovës, shkelen apo ndryshohen, Albin Kurti nuk do e ketë më besimin e qytetarëve. Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË