Zëri i saj unik e përplot jetë të rrëmben qysh në sekondat e parë të këngës dhe të mbanë nën emocione deri në fund.

Albina Kelmendi gëzon një vokal të fortë të cilin po e shfrytëzon për ti sjellë këngë të bukura e të munguara publikut, shkruan “Kosovarja”.

Se është e denjë për skenën tonë muzikore ajo e dëshmoi në skenën e “The Voice of Albania”.

Nuk ka shumë ditë kur lansoi baladën e saj të re “Ta fali zemra” dhe nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.

As Albina nuk do të mungoi në eventet e organizuara për festat e fundvitit duke sjellë shumë surpriza të bukura.

E përkrah saj për ti dhënë akoma më shumë zjarr skenës i janë bashkangjitur edhe nëna dhe motra e saj.

Iu lëmë ti ndiqni ca sekuenca të këtyre zërave të mrekullueshëm./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË