Justin Bieber dhe Hailey Baldwin gjithmonë kanë dashur një martesë formale fetare për familjen dhe miqtë e tyre pasi u martuan në një gjykatë në New York shtatorin e kaluar.

Çifti është nisur disa herë të realizojë dasmën e dytë duke shpërndarë tre herë ftesat, por për shkak të problemeve të Justin me shëndetin mendor i kanë anuluar.

Megjithatë mediat rozë raportojnë se këngëtari dhe modelja janë gati të planifikojnë përsëri dasmën.

Një burim konfirmoi për Us Weekly se çifti ka folur rreth mundësisë së zhvillimit të dasmës në përvjetorin e martesës së tyre, në shtator.

Por shtoi se ata nuk e shohin martesën si prioritetin kryesor.

Kjo për shkak të shëndetit mendor të Justin, i cili filloi të merrte trajtim për depresionin në shkurt.

MUND TË JU PËLQEJNË