Motrat për Krishtlindje Gjatë ditëve të fundit të dhjetorit, fytyrat publike nga showbizzi, jo vetëm ndërkombëtar por edhe vendor, kanë postuar shumë fotosesione për Krishtlindje.

Të veshur me të kuqe, në një vend të zbukuruar me drita dhe dekorime, e sigurisht pa munguar as pema e vitit të ri, shkruan rtv21.tv. Ndër fotografitë e shumta nga të famshmit edhe këngëtarja nga Shqipëria, Zajmina ka postuar dy fotografi nga ato që ka realizuar për festa të fundvitit.

Përveç fotografisë me vajzën e saj ajo postoi edhe një tjetër. Në këtë fotografi shihet Khloe me dy motrat e saj të mëdha nga babai. “Gëzuar Krishtlindjet nga familja jonë te e juaja”, ka shkruar artistja poshtë postimit.

Zajmina që nga periudha e shtatzënisë nuk ka qenë shumë aktive në skenën muzikore. Gjithsesi asaj po i ecën shumë mirë biznesi që ka me veshmbathje si dhe blogu i saj për modë.

MUND TË JU PËLQEJNË