Zaimina Vasjari njihet për bukurinë e saj, duke qenë vazhdimisht në fokus të mediave rozë edhe për shkak të paraqitjeve që bën.

Ajo si 16- vjeçare u kurorëzua si Miss Shqipëria 2002, duke fituar epitetin e më të bukurës në atë kohë, shkruan Indeksonline.

Zaimina, ende vazhdon të jetë ndër femrat më të bukura të estradës shqiptare.

Tashmë nënë e një vajze, ajo shpesh herë publikon fotografi së bashku me të nëpër rrjetet sociale.

Së fundmi, në prag të festës së “Halloween”-it ajo ka publikuar një fotografi me vajzën e vogël, duke treguar se si kanë vendosur të duken për këtë festë.

Kujtojmë se Zaimina njihet edhe si këngëtare, me disa këngë të publikuara përgjatë viteve. /Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË