Yllka Kuqi është ndër këngëtaret më të zëshme që mbapa vetes ka një bagazh të madh të krijimeve.

Ajo është bërë e njohur që nga paraqitja e saj e parë në skenë, kështu duke bërë një masë të gjerë ta duan dhe ta adhurojnë, shkruan Kosovarja.

Krijimtaria e saj muzikore dhe performancat e saj kanë bërë që të rezultojë gjithmonë e suksesshme, andaj jo më kot është kaq e kërkuar dhe e ndjekur.

Krahas jetës profesionale, Yllka gjithmonë është komentuar për paraqitjet e saj si në skenë ashtu edhe në jetën e përditshme.

E me atë që gjithmonë ka marrë vëmendje ka qenë serioziteti i saj që gjithnjë është prezantuar dhe rrallë herë e buzëqeshur.

Në kohët e fundit duket se këtë e ka ndryshuar, dhe tanimë e shohim më me buzëqeshje, duke u munduar që edhe kështu të pranohet tek të gjithë.

Por, me sa duket jo secili po e pranon të tillë, pasi ka nga ata që e duan me seriozitet pasi sipas tyre duket më mirë, dhe madje dikush prej fansave nuk ka hezituar aspak t’ia thotë këtë, pasi edhe sot u prezantua me buzëqeshje në njërin nga bregdetet shqiptare./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË