Mund të themi lirshëm se Yllka Kuqi është ndër këngëtarët më aktive të estradës sonë, shkruan Kosovarja.

Bukuroshja nga Gjakova ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në vendet e tjera jashtë Kosovës, madje prezenca saj kohët e fundit është vërejtur shpesh edhe në Amerikë.

Përveç, postimeve të përditshme që na prezanton kohë pas kohe, ajo nuk ka hezituar të na prezantojë edhe me familjarët e saj.

Madje, shpesh me babain e saj që për shumicën është edhe i njohur si këngëtar dhe një mjek i zoti me profesion.

Së fundi, ajo ka publikuar një foto të babit të saj, ku vëmendja bie te mbishkrimi që i ka lënë fotos.

Ajo e konsideron babin e saj edhe pse pak në moshë si një mashkull goxha të bukur.

Me këtë pamjen e tij kur ka qenë për herë të fundit në Amerikë, ai ka shtyrë Yllkën të mendojë që bukuria tij ka arritur ti prek edhe zemrat e femrave holivudiane./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË