Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur afat kohor prej 48 orësh për Albin Kurtin, që ky i fundit të bëjë propozimin për kryeministër, shkruan Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kreshnik Ahmeti, sekretar për marrëdhënie me jashtë në LV, ka shkruar se sot ishte në takimin Thaçi – Kurti, nga ku shton se nuk ka pasur asnjë afat kohor të caktuar nga presidenti.

Ai thotë se ky kufizim nuk ka bazë kushtetuese.

Ahmeti ka sqaruar se në mbledhjen e ardhshme të kryesisë do të merret vendim për emrin që do t’ia dorëzojnë presidentit.

“Mund të them që në asnjë moment Presidenti nuk ka përmendur kufizim kohor për nominimin e kadidatit/es për Kryeministër, e aq më pak afatin prej 48 orëve.

Ky kufizim kohor apo çfarëdo kufizimi i ngjashëm, nuk ka bazë kushtetuese.

Në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë sonë do të marrim vendim, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe mandej do t’ia dërgojmë zyrtarisht e me shkrim Presidentit propozimin tonë”, ka shkruar ai.

MUND TË JU PËLQEJNË