Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të fillojë konsultimet me liderët e të gjitha partive politike parlamentare pas zhvillimeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës ku u rrëzuar Qeveria Kurti pas mocionit të LDK’së.

Thaçi ka thënë se në konsultim me liderët e të gjitha partive parlamentare do t’i shoh mundësitë e krijimit të qeverisë së re të stabilitetit, unitetit dhe gjithëpërfshirjes.

“Pas rënies së qeverisë, si president i vendit, pa humbur kohë do të filloj konsultimet me liderët e të gjitha partive parlamentare, për të shikuar mundësitë e krijimit të qeverisë së re të stabilitetit, unitetit dhe gjithëpërfshirjes. Në çdo hap timin, si president i vendit, do ta respektoj në plotni Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë një vizite në Batalionin e Mjekësisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Të mërkurën me mbështetjen e PDK’së, AAK’së dhe NISMA’s, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shtyrë përpara mocionin dhe ka rrëzuar Qeverinë e drejtuar nga lideri i VV’së, Albin Kurti./Express/

MUND TË JU PËLQEJNË