Këngëtarja Teuta Kurti është shkëputur qe disa vite nga muzika duke vazhduar profesionin e saj si profesoreshë në Kosovë.

Tashmë Teuta është nënë e tre fëmijëve dhe duket se kohën më të madhe ia kushton atyre.

Fundjavën që lamë pas, ajo ishte e ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”. Gjatë lojës “Ndaje ose haje” këngëtarja u pyet se cili është pengu më i madh që ka për karrierën e saj.

Ajo u shpreh se nuk ka asnjë peng, si dhe njoftoi se këtë vit do t’i kthehet këngës, transmeton Top Channel.

“Nuk kam pengje, sepse kam rritur tre fëmije të mrekullueshëm dhe në 2020-tën do t’i rikthehem këngës”, citohet të ketë thënë.

MUND TË JU PËLQEJNË