Dikur ishte e para në listë për zërin e saj të mrekullueshëm dhe sukseset në karrierën muzikore. Kurse sot sikur u harrua, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja nga Mitrovica me vokal të jashtëzakonshëm, Teuta Kurti, ka kohë që është larguar nga muzika e jeta publike, duke u fokusuar tërësisht tek familja.

Jo veç për projekte muzikore, Teuta ka pushuar së kënduar edhe në ndonjë mbrëmje muzikore apo ahengje të ndryshme.

Ajo është e martuar dhe nënë e lumtur e tre fëmijëve, dy prej të cilëve janë binjakë.

Aq shumë është e lidhur për familje saqë në llogarinë e saj në Instagram nuk sheh tjetër veç fotografive të fëmijëve e bashkëshortit.

Ajo ndihet e bekuar si gruaja Gruaja e Dardanit, Nëna e Engjëjve Aya dhe Binjakët Dar & Danah dhe si mësuese e muzikës.

Këto tri gjëra Teuta ka vendosur si më të rëndësishmet në llogarinë e saj në Instagram./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË