Qëndroj beqare për vite me radhë, nuk pranoj të flasë asnjëherë për jetën e saj private, e në një ditë të bukur vendosi ta bëjë publike lidhjen me Seldi Qalliun. Për këtë lidhje u vunë në dijeni me të shpejtë të gjithë, shkruan “Kosovarja”.

Mimoza Shkodra, këngëtarja e shumë hiteve u lidh e u fejua me Seldin, këngëtarin e njohur e shumë të përfolur nga Shqipëria. Lidhja e tyre shkaktoj bujë mediatike, por “përralla” zgjati pak.

Sot, dyshja i kanë ndarë rrugët, e siç po flitet zhgënjimi i Mimozës është i madh. Arsyeja e gjithë këtij zhgënjimi nuk dihet, por burime të afërta me këngëtaren thonë se ajo një herë për një herë as që po mendon për një lidhje të re, shkruan “Kosovarja”.

Ndryshe, Mimoza vazhdon të jetë mjaftë aktive në fushën e muzikës, por edhe në rrjete sociale ku shprendan foto të ndryshme, që marrin shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj.

Ndonëse ka shumë admirues, këngëtarja një herë për një herë nuk mund ti thotë po askujt.

 

MUND TË JU PËLQEJNË