Vjosa Osmani është njëra nga deputetet më të zëshme në debate të ndryshme të Kuvendit të Kosovës.

Osmani është prezatuar nga partia e saj LDK-ja si kandidate për kryeministre të vendit, zgjedhje këto që do të mbahen në javën e parë të tetorit, shkruan “Kosovarja”.

Propozimi i saj për kryeministre në një shtet të vogël siç është Kosova, shihet si një hap i madh me zgjedhjen e së cilës do të rritej imazhi i vendit në botë.

Vjosa vlerësohet si femër e zonja, politikane me vizione të qarta e profesoreshë korrekte.

E në vazhdën e aktiviteteve të shumta që po i realizon në komunat e Kosovës, ajo është ndalur në Mitrovicë me ç’rast është takuar me mësuesen e saj të parë.

Mësuesën Shqipe ajo e krahason me qiriun i cili digjet për t’u ndriquar të tjerët.

Nga ajo që mësoi shkronjat e mësimet e para Vjosa ka kërkuar bekimin siç thotë për rrugëtimin e ri.

“Thonë se një mësuese e mirë është si qiriu. E shuan veten për të ndriçuar rrugën e të tjerëve. E tillë ishte Mësuesja Shqipe. Gjatë vizitës së sotme në vendlindjen time, në Mitrovicë, ndalova shkurt tek Mësuesja ime e parë për ta marrë nga ajo, bekimin për rrugëtimin tim të ri”, ka shkruar ajo në facebook.

Ndryshe Vjosa është e martuar dhe nënë e dy vajzave binjake. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË