Prej shumë viteve është pjesë e ekranit, duke bërë për vete publikun me zërin e mrekullueshëm që ka.

E thjeshtë dhe elegante, i shkojnë të dyja këto cilësi, ngase përgjatë karrierës së saj muzikore nuk e kemi parë tek e ekzagjeron me veshje, ndërkohë që gjithmonë vjen elegante, shkruan “Kosovarja”.

Përveç si këngëtare Vjollca është edhe një infermiere e zonja dhe nënë e përkushtuar.

Së fundi ajo ka nxjerrë në dritë edhe projektin e ri me tekst që i dedikohet gurbetit. “Gurbeti”, quhet kënga të cilën e ka realizuar edhe me videoklip.

Ndërkohë Vjollca ndanë imazhe të ndryshme në rrjetet sociale, ku çdoherë paraqitet bukur dhe me stil.

E fotografia e fundit me fustan të bardhë merr vëmendje të madhe. Ndonëse ka vite në skenë ajo është kujdesur shumë për vete e që u bën konkurencë edhe femrave të reja./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË