Krijuesja e hitit “Lutje s’ka” po vazhdon të jetë aktive në skenën muzikore.

Flasim për Vjollca Buqajn këngëtaren për të cilën sukseset ia dëshmon prezenca dhe karriera e gjatë muzikore si një emër i popullarizuar, shkruan “Kosovarja”.

Vjollca po vazhdon ti sjellë publikut akoma hite të bukura e mjaft të dëgjueshme.

Të veçantë nga këngëtaret tjera e bën stili i saj unik e çdo herë elegant që prej kohës kur është paraqitur për herë të parë në skenë.

Ani pse me gjithë këtë karrierë të gjatë muzikore, Vjollca veç është rinuar e zbukurar. E në imazhin e fundit që solli në Instagram lirshëm mund ta pyesim se çfarë iu bëri rrudhave.

Ndryshe, Vjollca përveç se këngtare është edhe një infermiere mjaft e zonja./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË