Ideja e mini shengenit ballkanik nuk u prit mirë jo vetëm nga liderët e vendit, por edhe nga qytetarët e Kosovës , të cilët Edi Ramën po e konsiderojnë si liderin më të urryer.

Kjo iniciativë synon lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve si dhe forcimin e nyejve ekonomike në rajon,shkruan “Kosovarja”.

Sidoqoftë, një nismë e tillë është pritur me debat dhe kritika në opinionin publik dhe një ndër arsyet kryesore është mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, ndërkohë që Kosova mban aktive një taksë 100 % ndaj mallrave serbe.

Kundër kësaj ideje, ku nuk merr pjesë Kosova janë ngritur në këmbë edhe shumë artistë të njohur të cilët kanë shpërthyer me statuse duke kritikuar kokë e këmbë Edi Ramën.

Së , fundmi ideja e minishengenit udhën ia zëri edhe Vesa Lumës, ku me një foto të vetme e një përshkrim domethënës iu dërgon selam atyre që mundohen ta ndajnë Kosovën dhe Shqipërinë.

“Kush po mundohet me nda Kosoven e Shqipnin -ju pershendesim ngrohtesisht” , shkruan Vesa sipër imazhit ku shfaqet duke u puthur me bashkë shortin e saj reperin e njohur Big Basta.

Rikujtojmë , se Vesa është nga Kosova ndërsa Big Basta nga Shqipëria./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË