Teuta Krasniqi e ka dëshmuar talentin e saj si në teatër ashtu edhe në projektet e ndryshme, që ka realizuar ndër vite.

Ajo njihet si një femër më energjike, e cila çdoherë është aktive, shkruan “Kosovarja”.

Simpatinë e pulikut e ka fituar sidomos me rolin e ‘Sarandës’ në serialin vendor “Kafeneja jonë”.

Teuta tregon vazhdimisht jetën e lumtur që ka me familjen e saj, duke ndarë momente të ndryshme me vajzat dhe bashkëshortin.

Ajo shpesh tregon çaste të bukura që kalojnë Tara e Kaia, ku kjo e fundit shihet se është mjaftë e talentuar, ndonëse ende e vogël.

E fotoja e fundit e Kaias na lë pa fjalë, ajo shfaqet duke pozuar me stilin e buzëve të fryera siç bëjnë shumë artistë.

Fytyrën e ëmbël të së bijës Teuta e përcjellë me një mbishkrim.

“Marrim poza”, shkruan ajo në Instagram./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË