Genc Prelvukaj ka shkruar disa vargje për 28 Nëntor.

Genc Prelvukaj ka shkruar vargje prekëse për këtë datë, që kësaj radhe nuk është festë tek shqiptarët.

Në këta rreshta, reperi ka kujtuar historinë e shqiptarëve ndër vite, ndërsa mesazhi i tij ishte se “shqiptarë do mbesim tërë jetën”.

“Nga une per 28 Nentor

Ne ishim shqiptare edhe atehere

Kur te vetmin aleat kishim malet

Kur kemisha na skuqej nga gjaku

Kur zia e bukes merrte jete

Kur nga shtate vellezer plakej nje

Kur vdekja sillej perreth shtepise

Kur shtepite griheshin nga zjarri

Kur lexonim mort ne shpatull

Kur foshnja rritej me vaj te nanes

Kur na helmonin krojet dhe kripen

Kur dasmoret vriteshin ne prite

Kur plumbi te rrembente djalin

Kur lumenjte rrjedhnin gjak

Kur shqiptar ishte e veshtire te jesh

Shekuj te brishte lam pas

Por ne shqiptare do mbesim

Edhe kur ndonje soj i keq nder ne,

Nen lekure te huaj
Do te provoje te na thote se jemi ndryshe”, shkruan reperi.

Për ndryshe, Genci bashkë me Enin kanë dalur vullnetarisht për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti.

MUND TË JU PËLQEJNË