Shumë persona janë përballur me momente të sikletshme kur janë detyruar që t’i largojnë disa rroba nga valixhja e tyre në aeroport, e kjo për shkak të mbingarkesës. Disa paguajnë, e të tjerë detyrohen që të mos i marrin me vete të gjitha.

E për shkak se fluturimet janë të shtrenjta, kur vjen puna për të paguar shtesë, një person ka gjetur formën alternative.

Një skocez, ishte duke gati për nisje nga Franca për në Edinburg të Skocisë. Por atij iu tha se duhet të paguajë para shtesë në mënyrë që të paguaj për kilogramët e tepërt në valixhe.

John Irvine, në aeroport e hapi valixhen e tij dhe vendosi që t’i veshë shumë bluza që i kishte me vete.

Ai në total, i veshi 15 bluza me mëngë të shkurtra.

Djali i tij, Josh, për gazetën Mirror tha se: “Ne shpenzuam shumë para për pushime, ai nuk donte që të shpenzonte më”, transmeton Gazeta Express.

46 vjeçari ishte në pushime në pjesën jugore të Francës së bashku me gruan dhe djalin e tij.

John, nuk ishte i përgatitur që të paguante shtesë për valixhe, kështu që ai e hapi atë dhe filloi t’i veshë rrobat një përmbi një.

Josh, u incizua nga djali i tij në Snapchat. Ai i postoi videot edhe në Twitter, dhe kështu ato u bënë virale.

 

MUND TË JU PËLQEJNË