Menaxheri i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”, Driton Hyseni, ka bërë të ditur se në periudhën janar-korrik 2019 Kosova ka tejkaluar Aeroportin e Shkupit me mbi 38,000 udhëtarë më shumë. Ndërsa vetëm nesër, 18 gusht, thotë ai, kemi 83 fluturime me rreth 11,000 udhëtarë.

“Aeroporti “Adem Jashari” ndër portat ajrore kryesore në Ballkan. Në periudhën Janar-Korrik 2019 tejkalojmë Aeroportin e Shkupit me mbi 38,000 udhëtarë më shumë. Ndërsa vetëm nesër, 18 gusht, kemi 83 fluturime me rreth 11,000 udhëtarë”, ka shkruar ai.

Sipas tij gjatë shtatë muajve Aeroporti i Prishtinës shërbeu 1,338,996 udhëtarë, gjersa ai i Shkupit 1,300,790 udhëtarë.

“Përkundër subvencioneve shumë të mëdha që qeveria e Maqedonisë Veriore po bën për linjat ajrore dhe turizmin, Kosova, respektivisht Aeroporti “Adem Jashari” në periudhën Janar-Korrik 2019, tejkalon aeroportin e Shkupit me 3% ose me mbi 38,000 udhëtarë diferencë. Gjatë shtatë muajve Aeroporti i Prishtinës shërbeu 1,338,996 udhëtarë, gjersa ai i Shkupit 1,300,790 udhëtarë”, ka shkruar tutje ai.

MUND TË JU PËLQEJNË