Në janar të këtij viti këngëtarja nga Shqipëria, Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë.

Ajo dhe biznismeni i njohur shqiptar, Klodian Asllani u bën prindër të një vajze, të quajtur, Khloe.

Dhe për këtë Zaimina është gëzuar mjaft shumë, pasi shpesh shfaq momente të lumtura në rrjete sociale pranë së bijës.

Me rastin e 8 mujorit të lindjes, Vasjari zgjedh këto fjalë për të uruar atë. “Nuk mund të besoj që tani je 8 muajshe. Urime ditëlindjen engjulli im i vogël”, shkruan Zaimina.

Duhet theksuar se bashkëshorti i saj ka edhe dy vajza nga martesa e parë por Zaimina për këtë thotë se nuk paraqet ndonjë problem.

Madje, ajo shoqërohet me vajzat e tij gjatë gjithë kohës. /Lajmi/

 

MUND TË JU PËLQEJNË