Janë motra dhe që të dyja tejet të përfolura në medie, shkruan Kosovarja.

Me që sot Bubulina feston një ditë të veçantë, Teuta e ka uruar me fjalët më të mira që mund t’i thotë një motër, e njëkohësisht duke i kujtuar momente që nga fëmijëria e deri më sot.

“Kur ke lind ti, bashke me ty ka lind edhe nje gjysme imja… gjysma ime me e bukur, gjysma ime me e mire… I kam premtu vetes shume moti, qe do te jem aty per ty gjithmone edhe kete premtim do te vazhdoj ta mbaj. Do te jem aty me te perkrah gjithmone , me te bo nervoz kanihere mos mu pajtu me ty per trendet e fundit te modes ,mu mundu me te shti ne planin tim te ushqyerit , me qene e sinqerte deri n palce si gjithmone , me te degju kur me qet “per toke” me zerin tend te arsyes , me qene na dyja shembull per vajzat e mia, se si duhen me qene dy motra , por mbi te gjitha, do te jem aty me te dasht gjithmone pa kusht My little Stjuarti, urime ditelindja. Pac shendet, dashuri dhe mbaresi bashke me familje dhe gjithe njerezit tu te dashur.
Te dua @bubulinakk” janë fjalët e aktores e cila vërtetë se dita ditës e dëshmon lidhshmërinë e madhe që ka me më të dashurit e saj./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË