Gjatë ditës së djeshme në medie kanë qarkulluar disa imazhe ku shihej Kejvina Kthella bashkë me futbollistin e Kombëtares, Bekim Balaj.

Në fotografitë e publikuara nga “InTv”, Kejvina dhe futbollisti ishin në një nga klubet e Tiranës, shkruan lajmi.net.

Ata shihen afër njëri-tjetrit, ndërsa kjo afërsi e tyre bëri të aludohet në një lidhje të mundshme mes dyshes.

Por, ishte Kejvina ajo e cila ka reaguar duke mohuar lidhjen me Balajn, por pohoi se është në lidhje me një person tjetër që nuk është fytyrë publike.

E kontaktuar nga “Iconstyle”, ajo tha “Nuk është e vërtetë që ne jemi të lidhur. Madje ne nuk kemi qenë aspak në tavolinë bashkë, ai ka qenë vetëm një moment që ai është afruar të më thotë diçka”.

MUND TË JU PËLQEJNË