Lidhja e tyre ka qenë gjithmonë një telenovelë!

Kiara Tito mbrëmjen e kaluar ka publikuar një foto në Instagram ku pozon në rrugë e veshur me një fustan të zi me lule ngjyrë floriri.

Mesazhi në përshkrimin e fotos është shumë interesant dhe me siguri i dedikohet ish-të dashurit të saj Butrint Imeri.

Të paktën kështu u interpretua nga fansat, por edhe nga mediat online.

Kiara ka përdorur titullin e këngës së Ariana Grande “Thank You, Next”, si përshkrimin e fotos duke e falenderuar Butrintin për kohën që ishin bashkë.

Bukuroshja e ekranit mori shumë komente dhe nuk mund të mungonin ato të fansave të Butrintit, të cilët me të vërtetë janë të shumtë.

Ata i kanë thënë që është shumë e bukur dhe që e duan shumë, por edhe pse mbanin emrin apo foton e Butrintit, Kiara nuk hezitoi t’u kthejë përgjigje dhe reciprokisht u shprehu dashurinë e saj!

MUND TË JU PËLQEJNË