Moderatorja Kiara Tito ka shumë fansa, të cilët ia shprehin dashurinë në mënyra të ndryshme.

Mirëpo, njëri prej tyre duket se i ka kaluar çdo pritshmëri dhe ka mërzitur Kiarën.Ai ka prerë dorën për të shkruar emrin e moderatores dhe duket se është gjakosur. Në një shami duken edhe pikat e gjakut.

Fansi shkruan se e ka bërë këtë veprim për t’i tërhequr vëmendje Kiarës dhe t’i tregojë se e do me të vërtetë.Moderatorja e shqetësuar ka reaguar menjëherë në Instastory, duke treguar se nuk do tolerojë më gjeste të tilla.

‘Sapo pashë këtë foto dhe jam me të vërtetë shumë e mërzitur. Nuk do të toleroj më të tilla mënyra të shprehjes së dashurisë, pasi ka shumë mënyra të tjera për ta bërë. Ju lutem jo me këto mënyra. Nuk ka pse lëndohet askush për vëmendjen e një personazhi që pëlqen. Nëse ndodh përsëri do të bllokohen të tilla faqe’, shkruan Kiara.

MUND TË JU PËLQEJNË