Pas promovimit të albumit të saj “Fortuna”, Tuna Sejdi ka gjetur kohë për tu relaksuar.

Këngëtarja ka disa ditë që ka udhëtuar drejt Turqisë nga ku dhe po publikon pamje të ndryshme.

Tuna Sejdi edhe kësaj radhe është shfaqur mjaft atraktive me paraqitjen e saj të fundit në Instagram, ku e veshur me një fustan ngjyrë të kuqe, dy pjesësh, me një pozë pranë detit, ajo po duket tejet joshëse.

Arsyeja pse këngëtarja ka udhëtuar drejt Turqisë është se ajo shumë shpejt do të bëhet pjesë e një kompanie, duke qenë imazh i tyre.

Sa i përket projekteve muzikore, Tuna Sejdi nuk ka paralajmëruar ndonjë projekt të ri muzikor.

MUND TË JU PËLQEJNË