Për ditëlindjen e të vetmit djalë, Tuna dhe Patrisi për festimin e kësaj ditë kanë organizuar ide të ndryshme, shkruan “Kosovarja”.

Para pak minutave këngëtarja për ndjekësit e saj ka publikuar imazhe me një vend përrallorë bashkë me familjen e saj duke i uruar ditëlindjen djalit, Tianit.

‘Arritja ime më e madhe në jetë je ti për mua. Titulli më i bukur që kam del nga goja jote. Urime ditëlindjen jetë. Të don Mami&Babi’, ka shkruar Tuna në postim.

Përveç ambientit përrallorë, qendër të vëmendjes merr veshja e tyre ku shihen të kombinuar deri në detajin më të vogël.

Këto momente lumturie Tuna i ka vazhduar edhe në veturë duke ia kënduar djalit të saj këngën e ditëlindjes.

Tiani i buzëqeshur në praninë e dy prindërve ku fytyra e tij tregon që po ndjehet tejet i lumtur.

Ndryshe, djali i tyre sot feston ditëlindjen e dytë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË