Talenti i saj ka depërtuar përtej asaj që është pritur, duke e nxjerrë edhe më shumë të suksesshme.

Për askënd nuk mund të jetë fjala përveç për aktoren shumë të dëshmuar si në seriale, filma, teatër e kinema, Teuta Krasniqin, shkruan Kosovarja.

Roli që më së shumti e bëri me ndikim dhe të afirmuar ishte ai i “Sarandës”, në serialin vendor “Kafeneje jonë”, ku arrinte të afrojë para ekraneve me mijëra familje shqiptare.

Teuta kështu pak nga pak arriti të iu rrëmbejë zemrat secili, e të bëhet shembull për shume femra e nëna shqiptare.

Kjo sepse edhe për këtë të fundit e ka treguar veten mjaft shumë, e cila që prej kur ka marrë epitetin nënë, iu është përkushtuar kokë e këmbë dy vajzave të mrekullueshme që i ka.

Kujdesin, dashurinë, ëmbëlsinë që ka përçuar tek ato e kanë bërë të dallohet e të veçohet, por së fundi duket se nuk dha të njëjtën përshtypje si gjithmonë.

Po flasim për vajzën e saj të vogël Kaian, e cila është parë me kufje në vesh. Nuk dihet nëse ia ka lejuar vetëm për fotografi apo e ka lejuar të dëgjojë muzikë, edhe pse e din se nuk janë aq të mira e sidomos për fëmijë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË