Teuta Krasniqi padyshim është njëra nga artistet më të sukseshme në vend.

Me profesionalizëm ka realizuar shumë role në projekte të shumta ku gjithmonë ka arritur suksesin maksimal, shkruan “Kosovarja”.

Sa i përket jetës private, aktorja gëzon një jetë të lumtur në krahët e bashkëshortit të saj, Adonisit.

Ajo shpesh bën dedikime me fjalë të mëdha për të, duke treguar sa shumë e do e sa shumë duhen.

Edhe sot Teutës i dalin fjalët nga zemra për bashkëshortin e tij, i cili feston ditëlindjen. Ajo ndihet e bekuar, duke thënë se dashuria e tyre dita-ditës po rritet.

“My Love, My Home, My Happy place… My everything… Edhe 100 here me jetu, kurgjo nuk kisha ndryshu, sepse gjithcka me ka sjelle mua te ti dhe te ka sjelle ty te une. Urime ditelindjen shpirti jem 🙏🙏🙏 T’du ty dhe e du dashnine tonë qe gjithmone vazhdon te rritet e te permbushet në më të shtrenjten familjen tone 🙏🙏🙏 Faleminderit qe je ky qe je. Te paçim gjithmone. Te duam shume, Kaia, Tara dhe une 💙❤️💗💗 @adonismorina7”, ka shkruar aktorja krahas imazheve familjare me të e vajzat.

Kujtojmë se Teuta Krasniqi është e martuar me Adonis Morinën, me të cilin ka vajzën e vogël, Kaian, ndërsa vajzën e madhe, Tarën e ka me këngëtarin, Blero Muharremin./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË