Aktorja e njohur Teuta Krasniqi është ndër femrat më të suksesshme në fushën e artit, e cila njihet si punëtore e zellshme dhe e pandalshme.

Si aktore, Teuta ka arritur ta dëshmoj vetën me rolet e shumta që ka luajtur si në shfaqje të ndryshme ashtu edhe në seriale, shkruan “Kosovarja”.

Ajo rrjedhë nga një familje intelektualësh, andaj nuk është çudi si arriti deri në këtë nivel të suksesit.

Teuta Krasniqi nuk i harron asnjëherë data e rëndësishme të personave më të dashur për të.

Këtë radhë vjen me një urim special për një person të veçantë. Është babai i saj, profesori i njohur Milazim Krasniqi, i cili festoj sot ditëlindjen.

Aktorja ka disa fjalë e urime speciale për babain:

“Veç mendimi ne ty, ma qetëson shpirtin, edhe sikur ti kem problemet e krejt dynjasë, veç mendimi qe kam mundësi mi diskutu me ty, ma lehtëson barrën, veç një fjale e jotja din me ma qetesu edhe gjendjen me te trazume qe mundem me pas… një moment i yti krenarie me mua, me bën qe te kem kërkesa me te mëdha nga vetja qe te jem njeri me i mire, ne mënyre qe te arrij bile një përqindje te vogël te vlerave njerëzore qe ti i posedon. Faleminderit qe je babi me i mire dhe i dashur ne bote, por mbi te gjitha faleminderit qe je shoku me i besueshëm dhe me i vlefshëm për mua. Urime ditëlindja, paç shëndet, dashuri dhe mbarësi gjithmonë, bashke me familjen për te cilën aq shume ke dhënë nga vetja. Zoti te bekoftë e ne te paçim gjithmonë. Te duam shume.”, ka shkruar ajo./Kosovarja/

View this post on Instagram

Vec mendimi ne ty, ma qeteson shpirtin, edhe sikur ti kem problemet e krejt dynjase, vec mendimi qe kam mundesi mi diskutu me ty, ma lehteson barren, vec nje fjale e jotja din me ma qetesu edhe gjendjen me te trazume qe mundem me pase… nje moment i yti krenarie me mua, me ben qe te kem kerkesa me te medha nga vetja qe te jem njeri me i mire, ne menyre qe te arrij bile nje perqindje te vogel te vlerave njerezore qe ti i posedon. Faleminderit qe je babi me i mire dhe i dashur ne bote, por mbi te gjitha faleminderit qe je shoku me i besueshem dhe me i vlefshem per mua. Urime ditelindja, pac shendet, dashuri dhe mbaresi gjithmone, bashke me familjen per te cilen aq shume ke dhene nga vetja. Zoti te bekofte e ne te paçim gjithmone. Te duam shume 🙏🙏🙏 @k.milazim

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi) on

MUND TË JU PËLQEJNË