Aktorja e njohur Teuta Krasniqi është një ndër femrat më aktive në Kosovë në fushën e artit.

Roli i saj që mbahet mend akoma e që ka arrit të mbes në memorien e zemrat e publikut është ai i Sarandës në serialin vendor “Kafeneja jonë”, shkruan “Kosovarja”.

Tani aktorja është e martuar dhe nënë e dy vajzave Tarës dhe Kaiës.

Sot bukuroshja e saj e vogël, ndrysh si e quan aktorja “rrebelja” e saj e çiltër feston ditëlindjen e saj të tretë.

E Teuta nuk ka hezituar që ta uroj më fjalët më të bukura e kuptimplote.

“Kaia, nje femije i lumtur vetvetiu, e dashur, e çilter, rrebele, kokeforte, e don pavarsine prej tash, impulsive por qe fal dashuri te pafund. Çdo dite mahnitemi me ty, me te rejat qe meson e i perveteson cdo dite e me shume. Urime ditelindja e 3-te, shpirti i mamit, jeta ime… Paç shendet te plote, dashuri te pafund dhe gezime e mbaresi. Te paçim gjithmone, po kaq te mire dhe te mbare. Dashuria qe na e fal cdo dite, na ben te lumtur gjithe familjen tone. Te duam pa kufi, Tara, mami dhe babi” ,ka shkrur aktorja për vajzën e saj tani tri vjeçare./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË