Ai është zëri i artë i muzikës shqipe, këngëtari i pa ngatërrueshëm, që çdo këngë e kthen në hit. Ramadan Krasniqi ka një karrierë të gjatë, të bujshme e të lavdishme, me shumë suksese, shkruan “Kosovarja”.

Tejet i suksesshëm në jetën personale, e pak i vrarë në jetën private, pasi në moshë fare të re e ka humbur bashkëshorten, pas ikjes së të cilës edhe kishte lansuar këngën dedikuese me titull “Jeta pa ty”.

Dani, ka treguar se e kishte shumë të vështirë ta përballonte ikjen nga kjo botë të personit më të dashur, por siç e ka potencuar edhe vetë, ai beson në Zot, me të gjitha që i sjell ai, pajtohet.

Dani, me mençuri ka thënë se nuk ka njerëz të mëdhenj në këtë botë, por ka sfida të mëdha, me të cilat të gjithë ballafaqohen një ditë, transmeton “Kosovarja”.

Kjo, është mënyra se si dhimbja përballohet dinjitetshëm, apo jo?

 

MUND TË JU PËLQEJNË