Ikona e muzikës popullore Ramadan Krasniqi- Dani është ndër ata emra që muzika e tij nuk kalon në monotoni, nuk del kurrë jashtë mode, shkruan “Kosovarja”.

Emri i tij në skenën muzikore është i dëshmuar dhe i pranuar prej shumë kohësh nga publiku.

Dani ka sjellë çdo herë muzikë frymëzuese, çka ka bërë që publikun ta mbajë të mbërthyer pas vetes.

Ndryshe, prej herave tjera sot për këngëtarin e njohur është ditëlindja e tij. Ramdan Krasniqi- Dani mbush plot 61 vite, gjë të cilën e bëri të ditur djali i tij i vetëm me anë të një posti në facebook.

“Urime ditlindjen Babi, festofsh edhe shum tjera, proud of u❤ 61🥇 ” ka shkruar hastreti i tij Andi.

Ndryshe, projekti i tij i fundit ishte bashkëpunimi me këngëtaren nga Shqipëria, Greta Koçin me titull “Jeta ime”./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË