Emri i saj po vazhdon të dëgjohet e komentohet për ditë nga një masë e gjerë.

Rep- artistja Tayna nuk e ka ndërmend të ndalet, ajo po vazhdon ta mbajë publikun në duar falë performancave të zjarrta që po iu dhuron, e hiteve të bukura, shkruan “Kosovarja”.

Çdo paraqitje e saj menjëherë bën bujë mediatike, jo duke u përfolur për veshjen, jo për gjestet e gjithçka tjetër.

Por, a e ka përkrahjen e prindërve Tayna gjatë këtij rrugëtimi?

Ajo ka publikuar një pjesë nga biseda me babain e saj, i cili shihet se e motivon dhe përkrahë shumë vajzën e saj.

Ndaj, edhe Tayna e falenderon për mbështetjen e tyre për ti realizuar ëndrrat e saja./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË