E kush do mendonte se Taynën mund ta gjejmë të zhytyr edhe midis librave e shkrimeve, një befasi e bukur sidoqoftë.

Taynë reperja e cila ka arritë për një kohë të shkurtë të bëhet emri më i zhurmshëm i estradës po vazhdon ta kënaq publikun me këngë të bukura, shkruan “Kosovarja”.

Së fundi lansoi këngën “Sicko” që menjëherë u bë një ndër më të dëgjuarat.

Eh tani ia ka marrë dorën, po di si dhe kur të godasë në shenjë.

Po përveç muzikës Tayna paska edhe një dëshirë të madhe që ndoshta pas disa viteve do ta bëjë realitet.

Ka të bëjë me publikimin e ‘ditarëve’ që ajo mban që dy vite që kur ka filluar karrierën e që shkruan aty gjëra motivuese sic i quan reperja.

“Ky është ditari ku unë figuroj vetën time. Ndoshta mund ta publikoj pas 20 viteve apo më shumë dhe ta shes” shkruan Tayna.

Nëse e thotë Tayna kjo edhe mund të bëhet./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË