Rep artistja Tayna dhe reperi kosovari Mozzik kanë paralajmëruar këngën e tyre të re.

Ka ditë që nxjerrin sekuenca nga videoklipi, e kryesisht imazhe ku që të dy janë parë që janë përkujdesur mjaft mirë jo veç për këngën, por edhe për pamjen, shkruan “Kosovarja”.

Si zakonisht edhe kësaj radhe Tayna nuk e lë pa e tepruar kur është në pyetje gardëroba.

Veshjes së saj ajo i kishte shtuar edhe një shami në kokë, ani pse me gjasë ka harruar se me këtë ‘veshje’ të saj shamia veç do i sjellë kritika.

Ndonëse nuk e kishte të nevojshme, edhe pse po duket mjaft bukur. Por kur përzihen moderniteti dhe feja atëherë edhe njdekësit tregohen të papërmbajtshëm.

Me të drejtë ose jo, si e komentoni ju? /Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË