Reperja nga Prizreni Tayna, tash e dy vite është një ndër emrat më të përfolur në shoubizin shqiptar.

Vitin që e lamë pas ishte një vit plot me koncerte për bukuroshen, ku ka shijuar çdo moment të karrierës të cilat i ka ndarë edhe për ndjekësitë e saj në rrjetet sociale, shkruan Kosovarja.

Tayna njihet edhe për linjat e saj trupore të cilat i ekspozon pothuajse në çdo postim.

Në fotografinë e fundit, 23 vjeçarja është shfaqur e veshur me tuta, ku në fokus ishte gjoksi i zbërthyer e që duket mjaftë provokuese.

“Tani kam para dhe fuqi nëse më pyete mua”, ka shkruar Tayna.

E kur është fjala për projektet e radhës, reperja ka bërë të ditur që së shpejti do të publikohen, duke e lënë suprizë kohën e lansimit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË