Tayna, është emri më misterioz dhe më me ndikim në audiencën shqiptare.

Nga një femër e panjohur arriti të kthehet totalisht në një personazh të përfolur, duke mbledhur afër vetes me mijëra fansa që çmenden tani për të, shkruan Kosovarja.

Për aq vite sa bëri në skenë, ka dhuruar projekte afatgjate dhe shumë të dëgjuara, që me të parën janë shndërruar në hite e janë lëshuar nga të gjithë.

Që e ka në gjak dhe në shpirt këndimin dhe talentin për të, nuk është se nuk e ka dëshmuar deri më tani Tayna, por përveç kësaj a e keni ditur që këngëtarja e pëlqen dhe leximin, ku jo rallë herë është parë duke prezantuar tituj të librave që ka lexuar.

Ashtu siç kultivon zhanër të muzikës interesante, ashtu dhe zgjedh leximet për të bërë.

Ajo këtë herë tregon se ka zgjedhur librin “Inteligjenca emocionale”, ku ndër të tjera shpalos edhe atë se çdo të thotë të jesh i mençur. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË