Para disa orëve nëpër media është raportuar për disa takime të fshehta ndërmjet kreut të VV-së, Albin Kurtit dhe kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit, në rezidencen e këtij të fundit, në mënyrë që të arrij një marrveshje për koalicion mes këtyre dy subjekteve.

Mirëpo këto zëra i ka mohuar sekretari i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli. Ai në një prononcim për Insajderi, ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se ata kanë munduar të takohen rastësisht pasi që sipas tij, Prishtina është e vogël.

“Jo nuk ka asgjë të vërtetë, edhe mbrëmë kryetari Pacolli në RTK ka deklaruar se nuk ka pasur asgjë, asnjë ofertë, kështu që ata kanë mundur të takohen rastesisht, për shkak se Prishtina është e vogël, na jena shokë edhe kur takohesh me njeri, nuk mundesh pa u përshëndet, mirëpo këeshtu zyrtarisht nuk ka pasur asgjë, plus asaj ende nuk janë certifikuar rezultatet”, ka thënë Makolli për Insajderi.

I pyetur se a e konsideron mundësin e hapur që AKR-ja ta pranojë ndonjë ofertë për ta formuar Qeverinë e re, Makolli është përgjigjur se AKR-ja nuk ka vija të kuqe me askënd.

“Na jemi parti që gjithmonë kemi punuar në të mirën e shtetit, për ne si parti, interesi jonë është që të mbesim në opozitë, mirëpo nëse vijen situata që me vota tona me u formu një qeveri e fortë për të mirën e shtetit, ne prap e sakrifikojmë interesin tonë për shtetin, përndryshe nuk ka diçka. Ne nuk kemi vija të kuqe me askënd, mirëpo jo në atë kuptimin që me insistu me patjetër me hi në qeveri”, ka thënë Makolli.

MUND TË JU PËLQEJNË