Pak ditë më parë këngëtarja e njohur Big Mama kaloi një periudhë të vështirë familjare.

Babai i saj ndërroi jetë dhe sigurisht që këngëtarja e përjetoi shumë keq këtë situatë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo tregoi se kjo është gjëja më e vështirë që ka kaluar dhe falenderoi të gjithë për mbështetjen.

Por për shkak të profesionit të saj, këngëtarja nuk ka qëndruar gjatë për të marrë veten nga humbja e madhe dhe udhëtoi drejt Afrikës.

Nga aty ajo ka publikuar një foto ku shfaqet duke shijuar natyrën e veçantë me një veshje të përshtatshme për motin.

Kjo foto ka marrë vëmendjen e një ndjekësi, që e gjykon për foton, pasi asaj sapo i ka ndërruar jetë i ati.

Këngëtarja i është kthyer punës 8 ditë pasi i ati ndërroi jetë dhe për të nuk ka qenë aspak e lehtë.

MUND TË JU PËLQEJNË