Sukseset për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Bebe Rexhën, nuk kanë të ndaluar

Albumi i saj më i fundit, “Expectations”, është pa diskutim një prej albumeve më të pëlqyer në tregun ndërkombëtar.

 

Se vazhdon të jetë e suksesshme dhe shumë e pëlqyer, këtë e vërteton edhe kënga e saj e fundit “I’m a mess”, e cila vazhdon të jetë pjesë e top listave të huaja.

Kjo këngë, aktualisht është e vetmja këngë solo në Top 40 të Billboard.

E lumtur për këtë gjë, këngëtarja Rexha ka ndarë me ndjekësit në InstaStory një fotografi të statusit të Billboard, ku tregohet suksesi momental i këngë “I’m a mess”.

Bebe Rexha është shumë aktive në muzikë, ndërsa vetëm pak ditë më parë performoi në dy ngjarje të mëdha të muzikës, MTV Video Music Awards dhe dhe MMVAS.

Muajt në vazhdim, ajo pritet të vizualizojë me klipe edhe këngët tjera të albumit të saj.

MUND TË JU PËLQEJNË