Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, vazhdon të shënojë sukses me albumin e saj më të fundit “Expectations”.

Kënga “I’m a mess” është njëra ndër hitet më të mëdha të albumit, e cila e ka renditur këngëtaren në majë të top listave botërore për disa muaj.

Pasi e publikoi në versionin e animuar dhe me tekst, Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), e publikoi këtë këngë edhe me video.

Klipi i përshtatej shumë tematikës së këngës, e cila në vetvete rrëfen kalimin nga ankthi dhe depresioni, gjëra me të cilat këngëtarja është sprovuar në jetën reale.

Në vetëm pak kohë pas publikimit, “I’m a mess” numëron tani mbi 100 milionë klikime në kanalin YouTube.

E lumtur për këtë gjë, këngëtarja me renome botërore vendosi t’i falënderojë fansat përmes një video të publikuar në Instagram, ku shfaq disa prej prapaskenve të realizimit të klipit.

“100 milionë shikime në videon e këngës “I’m a mess”! Faleminderit”, ka shkruar Bebe Rexha në mbishkrimin e videos.

Kjo e vërteton edhe njëherë se Bleta është njëra ndër shqiptaret më të suksesshme në glob, e cila i bën të gjithë krenarë me sukseset e saj.

MUND TË JU PËLQEJNË