Kanë mbetur edhe 37 vendvotime që pritet të rinumërohen sot në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.

Sipas vendimit të PZAP-it procesi i rinumërimit të 1407 vendvotimeve do të përfundojë sot.

Kështu ka thënë për lajmi.net, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

“Procesi i rinumërimit të 1407 vendvotime sipas vendimit të PZAP-it do të përfundon sot (e diele). Janë vetëm edhe 37 vendvotime që do të rinumërohen sot”, ka thënë Elezi.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 12 nëntor, në KQZ kanë arritur edhe 392 pako me fletëvotime nga diaspora.

PZAP-ja pritet që deri të hënën të vendos rreth këtyre votave para se të certifikohet rezultati final i zgjedhjeve që pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË